Sot (e shtunë) rikthehet Superliga e Kosovës në aksion, me dy ndeshje mjaftë të bukura për të gjithë futbolldashësit.
Dy nga katër ndeshje të xhiros së parë, do zhvillohen sot, ku vetëm Drita është shtyer ndaj Malishevës.
Llapi pret skuadrën e Gjilanit në shtëpi, me ‘Skifterët’ që do jetojnë epokën e re, nën urdhrat e Ardian Nuhiut.
Bardhekaltërit synojnë që në fillim të tregojnë forcën e tyre, duke qenë pretendentët kryesor për titullin kampion.
Publiku në Ferizaj do ketë mundësi sot t’i rikthehen tribunave të Superligës, ku presin Feronikelin ’74, e përgatitur në orë e fundit, që të jetë sa më të mirë në elitë.
Ndeshjet fillojnë nga ora 17:00.