Nuk është në planet e trajnerit Baroni

Futboll

Nuk është në planet e trajnerit Baroni

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 09:43
Hysaj

Tashmë është e ditur se Elseid Hysaj është jashtë planeve të trajnerit të ri të Lacios Marko Baroni.

Mbrojtësi i cili ka një rrogë prej 2 milionë eurosh në sezon, pritet të vijojë karrierën diku tjetër, por problem deri tani është se në klubin bardhekaltër nuk ka mbërritur asnjë ofertë, ndërsa interesim ka pasur vetëm nga Arabia Saudite.

Ndërkohë, siç raportojnë mediat pranë klubit të Lacios, agjenti i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare po punon në këtë drejtim, për t’i gjetur Hysajt një sistemim të ri për sezonin që po fillon.

Kujtojmë që Elseidi ka 12 vite që luan  në Serinë A, ku më parë ka qenë pjesë e Empolit, Napolit dhe tani Lacios.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat