Sobowale i bashkohet Prishtinës

Futboll

Sobowale i bashkohet Prishtinës

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 13:51
Ronald Sobowale.

Prishtina ka shtuar opsionet e sulmit, duke transferuar Ronald Sobowale.

Ka qenë vetë klubi i kryeqytetit që ka njoftuar për lëvizjen, ndërsa futbollisti, duke e quajtur Prishtinën klub të madh, ka thënë se nuk do të kursejë asgjë nga vetja. 

“Besoni, jam shumë i lumtur që më fund u lirova dhe jam pjesë e Prishtinës. Klub i madh, energji pozitive, jam shumë optimist që mund t’i ndihmoj skuadrës me atë që di më së miri, të shënoj gola. Për mua është një fillim i ri dhe dua të jap gjithçka nga vetja”, ka thënë Sobowale. 

Sulmuesi më herët ka luajtur te Malisheva dhe te Laçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat