Drejt largimit nga ekipi spanjoll, një tjetër shqiptar gati t'i bashkohet Muçit e Rashicës tek Besiktasi

Futboll

Drejt largimit nga ekipi spanjoll, një tjetër shqiptar gati t'i bashkohet Muçit e Rashicës tek Besiktasi

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Sirena turke për Vedat Muriqin. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës pritet ta mbyllë aventurën spanjolle me Mallorcan.

Klub ku bën pjesë prej janarit të vitit 2022.

Gjatë këtyre viteve, 30-vjeçari nga Prizreni ka shënuar 28 gola me ishullorët, teksa ka dhuruar edhe 9 asistime për shokët e ekipit.

Besiktasi është vënë në ndjekje të “piratit”, për të cilin ka gati një kontratë 2-vjeçare.

Klubi nga Stambolli ka gjetur gjuhën e përbashkët me goleadorin shqiptar ndërkohë që bardhezinjtë po tentojnë huazimin e tij.

Te Besiktasi, skuadër që pak ditë më parë siguroi një triumf fantastik 5-0 në finalen e Superkupës përballë Galatasarayt, luajnë edhe shqiptarët Ernest Muçi e Milot Rashica.

Një destinacion që pëlqehet edhe nga vetë Muriqi, i cili më parë ka luajtur në Turqi me skuadra si Fenerbahce, Rizespor, Genclerbirligi dhe Giresunspor.

Qendërsulmuesi është pjesë aktive e Kosovës prej tetorit të vitit 2016, teksa numëron 51 ndeshje dhe 26 gola me skuadrën dardane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat