Ballkani përforcohet me Mensah

Futboll

Ballkani përforcohet me Mensah

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 18:39
Alfred Mensah.

Ballkani ka bërë një tjetër përforcim për repartin e sulmit, duke afruar Alfred Mensah.

Klubi ka njoftuar se sulmuesi ganez do të veshë fanellën portokall e zi dhe do të jetë një armë shtesë për ekipin në përpjekjet për të arritur objektivat e sezonit.

"Ne jemi të lumtur të njoftojmë se pjesa ofanzive e jonë është forcuar me një futbollist të ri. Alfred Mensah tashmë është pjesë e Ballkanit dhe do të kontribuojë në arritjen e synimeve tona në vazhdim. Në katër vitet e fundit, ganezi ka qenë pjesë e dy skuadrave me renome në Shqipëri, Skenderbeut dhe Partizanit", thuhet në deklaratën e klubit.

"Klubi i dëshiron mirëseardhje 25 vjeçarit dhe suksese drejt synimeve tona të përbashkëta".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat