Ish-mbrojtësi i Vllaznisë dhe Erzenit bashkohet me skuadrën e Ernest Gjokës

Futboll

 Ish-mbrojtësi i Vllaznisë dhe Erzenit bashkohet me skuadrën e Ernest Gjokës

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 19:35
Xhelil Asani

Xhelil Asani, mbrojtësi i cili u aktivizua me Vllazninë dhe Erzenin në futbollin shqiptar, do të vijojë karrierën te Shkupi i Ernest Gjokës. 

Ka qenë skuadra bardheblu, që nëpërmjet faqes zyrtare, ka komunikuar afrimin e Asanit.

Mbrojtësi rikthehet në Maqedoninë e Veriut, aty ku më parë ka mbajtur veshur fanellën e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa tani kërkon të lërë gjurmë më Shkupin. 

Ky nuk ishte përforcimi i vetëm i kryeqytetasve ditën e sotme, teksa zyrtarizuan edhe El Hadji Gueje, një qendërmbrojtës që më herët ka mbajtur fanellën e moshave të Lilë në Francë, por edhe Lille B. Gjithashtu, Gueje ka luajtur për Mouskron në Belgjikë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat