Batatina pas ndeshjes ndaj Gjilanit: Ishte me rëndësi që të mos humbnim

Futboll

Batatina pas ndeshjes ndaj Gjilanit: Ishte me rëndësi që të mos humbnim

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 19:36
Batatina

Pa fitues ka përfunduar ndeshja mes Llapit dhe Gjilanit, e vlefshme për javën e parë të Superligës së Kosovës në futboll.

Dueli i zhvilluar në “Zahir Pajaziti” u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se për ta ishte me rëndësi që të mos ta humbnin ndeshjen, pasi siç tha ai, ishte e vështirë ta analizonin Gjilanin.

“Jam i kënaqur, loja e parë gjithmonë është e vështirë.

Për ne ka qenë më e vështirë për ta analizuar Gjilanin, ndërsa ata e kanë pasur më lehtë ta analizojnë Llapin, pasi e kanë parë në katër ndeshje të Evropës.

Kur nuk e sheh asnjë ndeshje të kundërshtarit, është e vështirë ta analizosh. Bëmë gjithçka në pjesën e parë, por pranuam gol që nuk duhet pranuar.

Reparti defansiv duhej duhej të ishte më i vëmendshëm. Rrezikova, ndryshova skemën, luajta me dy sulmues. Pas ndryshimeve shënuam.

Po të kishim qetësinë, do ta shënonim edhe golin e dytë. Djemtë treguan karakter. Nga ndeshja e radhës kemi më shumë mundësi për të pasur njohuri për kundërshtarin. I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe luftën në fushë. Gjilani ka ekip të mirë por për ne ishte me rëndësi të mos humbnim”, tha Batatina.

Kësisoj, dy ekipet e nisin me nga një pikë nga xhiroja e parë sezonin e ri në Superligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat