Pedri hedh kandidaturën: Një ditë dua të jem kapiten

Futboll

Pedri hedh kandidaturën: Një ditë dua të jem kapiten

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 19:40
Pedri Gonzalez

Mesfushori i Barcelonës, Pedri Gonzalez, ka folur të premten me përdoruesit e “The Residency”, teksa gjatë takimit virtual, ai është shprehur i lumtur për nënshkrimin e Dani Olmos. Mesfushori i kombëtares spanjolle ka folur dhe për dëmtimin e tij dhe rikuperimin si dhe për ambiciet për të ardhmen.

“Më pëlqen që Dani Olmo ka ardhur në Barcelonë, sepse ne shkojmë shumë mirë dhe jam i sigurt se ai sjell shumë gjëra.

Të gjithë e kanë parë gjatë Europianit se çfarë është në gjendje të bëjë”, tha Pedri. Sa për dëshirën e madhe të tij, mesfushori nga ishujt Kanarie ka deklaruar:

“Dëshira ime e madhe është që një ditë të jem kapiten i Barcelonës. Por deri atëherë ka ende kohë. Dua të punoj sa më fort tani që të kthehem shpejt në fusha”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat