Sobowale për Prishtinën: Për mua është një fillim i ri

Futboll

Sobowale për Prishtinën: Për mua është një fillim i ri

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 19:51
Ronald Sobowale

Sulmuesi i ri i Prishtinës është i lindur në Londër më 19 korrik 1997, Ronald Sobowale vije nga akademia e futbollit, Chelsea, futbollist i shumë skuadrave, realizues i 19 golave në Superligë me Malishevën dhe 9 golave me Laçin në Kategorinë superiore të Shqipërisë.

 “Besoni, jam shumë i lumtur që më fund u lirova dhe jam pjesë e Prishtinës.

Klub i madh, energji pozitive, jam shumë optimist që mund t’i ndihmojë skuadrës me atë që di më së miri, të shënoj gola.

Për mua është një fillim i ri dhe dua të jap gjithçka nga vetja”, tha Sobowale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat