Shpendi i shënon skuadrës së Serisë A në ndeshjen e Kupës së Italisë

Futboll

Shpendi i shënon skuadrës së Serisë A në ndeshjen e Kupës së Italisë

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 20:16
Ppamje nga ndeshja

Kristian Shpendi nuk ka të ndalur! Goleadori i Çezenës, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës.

Talenti shqiptar, kësaj here i shënoi skuadrës së Veronës, që militon në Serinë A, në duelin e vlefshëm për raundin e 1/32-ve të Kupës së Italisë. 

Në minutën e 49-të, pas asistit të Kargbo, Shpendi e pati shumë të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë duke çuar shifrat në 0-2 për skuadrën bardhezi.  

Ky është goli i dytë radhazi në këtë sezon për sulmuesin shqiptar, pas atij të shënuar në datën 4 ndaj Padovës, po në Kupën e Italisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat