Teuta "blindon" mesfushën

Futboll

Teuta "blindon" mesfushën

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 20:30
Sandër Kalaj

Teuta nuk ndalet në merkato. Pasi zyrtarizoi ditën e djeshme portierin Angelos Tafas dhe sulmuesin Kristian Preknicaj, “Djemtë e Detit” kanë transferuar tashmë një mesfushor.

Sandër Kalaj është lojtari më i ri i Teutës.

Mesfushori 19-vjeçar vendosi të mbyllte aventurën e tij me Ballkanin në Kosovë, për të nisur një të re me durrsakët në Superiore.

Gjithashtu, Kalaj ka luajtur edhe në Kroaci për HASK Zagreb dhe Mladost.

Ndërsa lajmin për transferimin e tij, e ka bërë të ditur vetë klubi i Teutës me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat