Ferizaj e ka nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
]Ferizajasit pas një viti u rikthyen në elitë dhe startuan me fitore me rezultat 2:1 ndaj Feronikelit 74 nga Drenasi.
Tre pikë të mëdha në hapje të edicionit të ri.
“E kemi filluar në mënyrën më të mirë edicionin e Superligës, duke e mposhtur si vendas me rezultat 2 me 1 skuadrën e Ferronikelit 74.
Një ndeshje e dominuar në tërësi nga djemtë tonë, gjë që u kurorëzua qysh në pjesën e parë me golin e kapitenit Edon Sadriu.
Skuadra e dominoj ndeshjen edhe në pjesën e dytë, duke e gjetur golin e shpejtë me të filluar kjo pjesë.
Vlen të përmendet fakti se dominimi jonë u dëshmua edhe me 3 gola të cilët u anuluan si pasojë e pozitës jashtë loje”, shkruan në faqen e FC Ferizajt.
Në javën e dytë, Ferizaj luan në konak të Malishevës dhe Feronikeli 74 do të takohet me Llapin.