Partizani fitoi dje 2-1 miqësoren me Apoloninë. Golat e takimit për të kuqtë u shënuan nga Maguette dhe Keko.
Çfarë ra në sy është se gjatë pjesës së dytë, kapiten ishte Henri Zuna. E papritur kjo lëvizje te nënkampionët.
Në anën tjetër, një episod aspak i këndshëm i ndodhi Tedi Carës në fundin e pjesës së parë.
Ndërsa po i drejtohej dhomave të zhveshjes, vërehet teksa përdor "dhunë" me shiritin e kapitenit.
Sigurisht që detaje të tilla, dhe pse në miqësore, tërheqin vëmendje. Nuk dihet nëse ka ndodhur diçka më tej në dhomat e zhveshjes apo ishin nerva të momentit nga Cara.