Napoli me penallti e ka mposhtur me rezultat 4:3 Modenën.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (0:0), e cila u luajt në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli.
Napoli është kualifikuar në të 16-ën e finales së Kupës së Italisë.
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, është paraqitur nga minuta e parë për Napolin.
Futbollisti shqiptar Kleis Bozhanaj është aktivizuar nga minuta e 78-të për Modenën.
Nga penalltitë, për Napolin shënuan Di Lorenzo, Ngonge, Simeone e Kvaratskhelia; dështoi Cheddira dhe për Modenën realizuan Palumbo,Magnino e Bozhanaj; dështuan Battistella e Zaro.