Suhareka, debutues në elitën e futbollit të Kosovës, sot synon befasinë e madhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Përballja mes Prishtinës dhe Suharekës do të luhet në orën 19.00.
“Ndeshja e parë në AlbiMall Superliga e Kosovës zhvillohet sot në kryeqytet ndaj Prishtinës”, njofton FC Suhareka.
Prishtina është e mobilizuar deri në pikën e fundit por padyshim se do të ketë punë të vështirë me anëtarin e ri të elitë.