Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, është gati për edicionin e ri. Skuadra kampione beson e shpreson në fitore ndaj Dukagjinit të Klinës.
Dukagjini me kryetrajnerin e ri Ismet Munishi, do të orvaten të kthehen të pamposhtur.
“Sot rikthehemi të luajmë në stadiumin tonë në Suharekë, aty ku bashkë kemi përjetuar gëzime të shumta në 3 vitet e fundit.
Rrugën për ta mbrojtur titullin kampion, e fillojmë ndaj Dukagjinit të Klinës me të cilët përballemi në xhiron e parë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. Ky duel fillon nga ora 17:00!
Sigurisht që futbollistëve tanë kampionë, u kanë munguar brohorimat mbështetëse nga shkallët e stadiumit tonë, andaj nesër bashkë ta nisim mbarë, të bashkuar siç kemi qenë gjithmonë, duke shijuar çdo triumf, e duke kaluar çdo vështirësi.
Na priftë e mbara, Suharekë”, njofton FC Ballkani.