Françesko Hasaj me shumë gjasa do të qëndrojë te Kukësi.
Fantasizti është bindur nga drejtuesit verilindorë që të qëndrojë te Kukësi edhe në sezonin që do të luajnë në Kategorinë e Parë.
Klubi i ka premtuar lojtarit një rol të rëndësishëm në skuadër, madje që të mbajë edhe shiritin e kapitenit. Kjo duket se ka bërë që lojtari t’i thotë “po” një mundësie të tillë.
Kujtojmë se Hasaj kishte interesime nga Egnatia dhe Dinamo, por tashmë Kukësi ka vënë “veton” dhe lojtari do të vazhdojë të qëndrojë në Kukësi.