Keidi Bare është prezantuar zyrtarisht si lojtar i Real Saragozës.
Përpara mediave lojtari i Kombëtares shqiptare shpjegoi ndjesitë e tij pas ditëve të para si lojtar i Saragozës dhe pse mori vendimin për t’i thënë po klubit aragonez. Ai gjithashtu shprehet se gjërat e mëdha që duan të arrijnë në klub, e kanë motivuar më shumë.
“Në të vërtetë shumë mirë. Më kanë pritur shumë mirë, ashtu si lojtarët, stafi teknik por edhe klubi. Me të vërtetë ndihem shumë komod.
Në miqësore u përshtata menjëherë dhe si ekip po ndjekim një linjë shumë të mirë dhe këtë duhet të mbajmë parasysh edhe në kampionat”, thotë fillimisht Bare.