Messi ka fituar tetë Topa të Artë, por një ikonë e futbollit beson se ai mund të kishte fituar më shumë.
Kjo do të kishte ndodhur nëse do të kishte ndjekur një strategji të përdorur nga Cristiano Ronaldo në karrierën e tij.
Pasi i tha Rio Ferdinand se preferon Cristiano Ronaldo-n para Leo Messi-t, ikona e Manchester United, Patrice Evra, shpjegoi në kanalin FIVE në YouTube: “Dua të shpjegoj pse them Ronaldo çdo herë.
“Nuk është sepse ai është vëllai ynë. Është sepse unë jam i dashuruar me etikën e punës.
“Messi-t i ka dhënë një talent Zoti dhe Cristiano duhej të punonte për të. Ai kishte talentin, por duhej të punonte për të.
“Nëse Messi do të kishte të njëjtën etikë pune si Ronaldo, ai me siguri do të kishte 15 Topa të Artë sot.
“Unë jam thjesht i dashuruar me njerëzit që punojnë shumë, prandaj zgjedh Ronaldon në vend të Messit”.