Kapiteni i Besës, Alimi flet për Shkëndijën

Futboll

Kapiteni i Besës, Alimi flet për Shkëndijën

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 11:38
Alimi

Kapiteni i Besës nga Dobërdolli, Armend Alimi,në prag të ndeshjes me Shkëndijën e Tetovës, të dielën (ora 17:00) në stadiumin e qytetit në Gostivar.

Ai ka thënë se skuadra tetovare është favorite në këtë ndeshje.

“Shkëndija është një skuadër që ka shumë cilësi dhe lojtarë shumë të mirë. Ata janë favorit, por edhe ne kemi shanset tona. Duhet të tregojmë një lojë të guximshme. Besoj se kemi cilësi dhe mund të bëjmë gjëra të bukura gjatë ndeshjes”, deklaroi kapiteni Alimi.

Keni luajtur te Shkëndija:

“Po është e vërtetë, do të jetë ndeshje emocionuese. Një pyetje interesante. Në Tetovë kam qëndruar disa vite dhe kam arritur mjaftë suksese me Shkëndijën. Të luash ndaj Shkëndijës është fantastike, pasi kanë ekip cilësorë me një trajner të mirë. Do tentojmë që të luajmë një lojë të mirë kundër ekipit të tyre dhe të marrim një rezultat të mirë”, shtoi mesfushori me përvojë.

Përballja me Besart Ibraimin:

“E kam shok shumë të mirë, sa kemi qenë te Shkëndija kemi qenë të pandarë. Por futbolli është i tillë. Na ka rënë që të luajmë disa herë njëri-kundër tjetrit, jo vetëm në kampionatin e Maqedonisë, por edhe kur ishim në Qipro. Do të jetë diçka interesante”, u shpreh Armend Alimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat