Muamed Sejdini: Të mbizotërojë loja e ndershme dhe respekti ndërmjet ekipeve, të fitojë më i miri

Futboll

Muamed Sejdini: Të mbizotërojë loja e ndershme dhe respekti ndërmjet ekipeve, të fitojë më i miri

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 11:40
Muamed Sejdini

Sot ffillon Liga e Parë e Futbollit të Maqedonisë sw Veriut, ndërsa kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini ka dërguar mesazhe të gjithë pjesëmarrësve në ligë.

Kryetari i FFM-së iu ka uruar të gjithëve fat në kampionat, të mbizotërojë loja e ndershme dhe respekti ndërmjet të gjitha ekipeve dhe në fund le të fitojë më i miri.

"Këtë fundjavë fillon sezoni i ri futbollistik 2024/2025 në Maqedoni. Le të na sjellë ky sezon një lojë të ndërtuar mbi frymën e bashkëpunimit dhe respektin ndaj kundërshtarit. Le të jenë fushat tona vende ku pasioni dhe entuziazmi krijojnë kampion. Le të mbizotërojë loja e ndershme dhe respekti ndërmjet të gjitha ekipeve dhe në fund le të fitojë më i miri.

Po shfrytëzoj këtë rast për të uruar shumë sukses dhe gëzime për të gjithë ekipet.

Me fat të gjithëve!", ka shkruar Sejdini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat