Conte heq përgjegjësinë nga vetja

Futboll

Conte heq përgjegjësinë nga vetja

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 11:51
Conte

Debutimi në një ndeshje zyrtare në stolin e Napolit nuk ka shkuar në mënhrën më të mirë të mundshme për Antonio Konten.

Ekipi i tij rrezikoi eleminimin nga Modena në Kupën e Italisë, teksa ndeshja u vendos nga penalltitë.

Megjithatë Konte është zhveshur nga përgjegjësitë.

Në intervistën e shkurtër për “Mediaset”-in pas përfundimit të sfidës, trajneri italian i ka dhënë mesazhin e pastër drejtuesëve të klubit se duhet të punojnë shumë në merkato.

“Ne duhet të punojmë në fushë, por edhe klubi duhet të punojë shumë.

Tani nuk më vjen që të nënvijëzoj gjëra objektive”, ka thënë ndër të tjera Antonio Conte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat