Marotta: Mbi të gjitha dua të falënderoj tifozët e Interit

Futboll

Marotta: Mbi të gjitha dua të falënderoj tifozët e Interit

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 13:03
Marotta

Pavarësisht proble meve të vogla në fillimin e këtij sezoni të ri për Interin, presidenti Bepe Marotta sheh larg dhe ka besim se ekipi zikaltër mund të konfirmohet në krye të kampionatit italian.

Në një intervistë për “Corriere Della Sera”, numri një i kampionëve të Italisë ka shprehur fillimisht falënderimet për pronarët e rinj “Oaktree” që i kanë dhënë mundësinë për të qenë president.

“Sigurisht që jam mirënjohës për ‘Oaktree’ dhe besimin që ata më kanë dhënë.

Por sigurisht që unë e mbështes punën time në një klub të fortë dhe me skuadër profesionistësh seriozë dhe shumë të aftë.

Mbi të gjitha dua të falënderoj tifozët e Interit që më kanë mbështetur gjithmonë dhe janë një vlerë e shtuar për këtë ekip. Do të vë në praktikë të gjithë eksperiencën time që kam pasur në të shkuarën”, ishin fjalët e presidentit dhe njëkohësisht administratorit të Interit", tha Marotta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat