Arda Gyler dhe Brahim Diaz kanë qenë dy nga lojtarët e Realit të Madridit të cilët kanë rënë më në sy anë fazën përgatitore të ekipit dhe në turneun veror në SHBA.
Secili me karakteristikat dhe cilësinë e tij kanë qenë thelbësorë në këtë fazë, kur trajnerit Ançeloti i është dashur të bëjë me mungesat e më shumë se gjysmës së titullarëve. Dhe të dy ata kanë hedhur kandidaturën për të qenë në formacionin titullar të “Los Blancos” për finalen e madhe të Superkupës së Europës më 14 gusht kundër Atalantës.
Turku ka marrë drejtimin e lojës së Realit, ndërkohë që marokeni ka ardhur duke e ngritur nivelin e tij dhe ndaj Çelsit ishte lojtari më i mirë i ndeshjes.
Për më tepër të dy lojtarët kanë një miqësi të ngushtë mes tyre, ç’ka është dukur dhe nga vlerësimet reciproke gjatë intervistave të ndryshme për mediat.