Sulmuesi i Romës, Artem Dovbik ka folur ekskluzivisht në “Gazzetta Dello Sport” duke treguar emocionet për këtë aventurë të re.
Ai gjithashtu flet edhe për sulmuesit me të cilët do të ketë luftën në distancë për titullin e golashënuesit.
ROMA- “E kam zgjedhur këtë klub pasi fola me drejtuesit Fridkin.
Kam pasur përshtypje pozitive që në start dhe më bëri të ndihesha i rëndësishëm. Më tregoi se çfarë priste nga unë.
Por kam, folur gjithashtu edhe me trajnerin De Rosi dhe ka qenë i rëndësishëm për të më bindur.
Po pres me padurim që të nis këtë aventurë”.