Trajneri i Napolit, Antonio Conte, pranoi se ka qenë “e vështirë” të bindë disa lojtarë të bashkohen me skuadrën gjatë këtij merkatoje për shkak të mungesës së pjesëmarrjes së klubit në kompeticionet evropiane për sezonin e ardhshëm.
Napoli u ndal në një barazim 0-0 kundër skuadrës së Serie B, Modena, në Coppa Italia të shtunën në mbrëmje, por kaloi më tej pas një fitoreje 4-3 në penallti.
Conte paralajmëroi se barazimi i së shtunës ishte një kontroll i realitetit dhe ndoshta një shenjë e asaj që mund të ndodhë nëse nuk bëhen përforcime të reja para fundit të merkatos.
Duke folur pas penalltive, Conte u pyet nga disa transmetues nëse po pret të ketë përforcime të tjera përpara fillimit të sezonit të Serie A javën e ardhshme.
“E dija situatën kur erdha, dhe në treg ke kufizime në koston e pagave të lojtarëve,” tha Conte për SportMediaset, përmes Gianluca Di Marzio.
“Shumicën e kohës, lojtarët nuk vijnë këtu sepse nuk luajmë në kupat (evropiane).
“Dua më të mirën për Napolin dhe të përpiqem të forcoj skuadrën, sepse na duhet. Nuk e di çfarë do të ndodhë më vonë. Sot ishte një dozë realiteti.”
Ish-trajneri i Juventusit dhe Interit beson se ka ende shumë për të bërë, si në fushë ashtu edhe në bordin drejtues.
“Ka shumë punë për të bërë, ne në fushë, por edhe klubi. Ka gjëra objektive (që duhen bërë), por nuk dua të nis me akuzime.”