Sheffied Wednesday dëshiron t’i japë fund falsifikimeve.
Në një njoftim për shtyp të titulluar “mbrojtja e markës”, klubi i Champions-it njoftoi se po merrte masa drastike kundër fanelave false.
“Kërkojmë që produkte të tilla të mos shfaqen në stadium. Kushdo që dallohet me një fanelë false në Hillsborough do t’i kërkohet të largohet,”- thuhet në të.
Por njoftimi për shtyp nuk tregon nëse do të kryejë kontrolle hyrjeje apo nëse ka një proces për të identifikuar këto fanela false, një detyrë ndonjëherë e vështirë, pasi falsifikimet janë aq afër veshjeve origjinale.
Klubi e justifikon vendimin e tij me një “treg në rritje” të bluzave që janë “inferiore për sa i përket cilësisë” dhe “potencialisht të rrezikshme për shkak të materialeve të përdorura”.
Mbi të gjitha, ai vë në dukje faktin se këto shitje të fanelave “ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhurat e klubit”, me një mungesë të dukshme. Në dyqane, do të ndalohet edhe grumbullimi i fanelave false.