Ballkani e nis mbarë, Munishi “skuqet” nga gjyqtari

Futboll

Ballkani e nis mbarë, Munishi “skuqet” nga gjyqtari

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Ballkani e ka nisur me fitore edicionin e ri të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Me dy gola nga Queven Inacio, kampionët aktual mposhtën 2-0 në Suharekë, Dukagjinin e Klinës, raporton Klankosova.tv.

Ishte braziliani Da Silva që në minutën e 43 i kaloi vendasit në avantazh, pas një pasimi që pranoi nga Almir Kryeziu.

I njejti futbollist u kujdes edhe për dyfishimin e epërsisë, duke realizuar një gol spektakolar nga distanca.

Pos humbjes, mysafirët pësuan edhe në bankinë, pasi në nseshjen e radhës nuk do ta kenë trajnerin e tyre.

Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.

Pas kësaj fitore, kampionët aktual të Kosovës udhëtojnë në Irlandë të Veriut, për duelin evropian ndaj FC Larne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat