Dilema e lojtarit italian

Futboll

Dilema e lojtarit italian

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 19:59
Federiko Kieza

Federiko Kieza vazhdon të jetë një temë e nxehtë në Itali, pasi sulmuesi i përfaqësueses të kaltër, me sa duket nuk arrin të gjejë një ekip në lartësinë e tij, pasi është lënë jashtë planeve të Juventusit nga trajneri Tiago Mota. Dhe deklaratat e ditës së fundit kanë shtuar edhe më shumë kaosin rreth futbollistit.

Zëvendëspresidenti i Beshiktashit, Hysein Jyçel, ka bërë të ditur se ka qenë në bisedime me futbollistin italian, por kur ka dëgjuar kërkesat e larta ekonomike të tij, është tërhequr.

“Është e vërtetë, kemi rreth 10 ditë që flasim me të. Lojtari ka pritshmëri për një rrogë prej 9 milionë eurosh në vit dhe Juventusi kërkon 15 milion euro për ta lënë të lirë. Për momentin ka 7 klube që e ndjekin, por këto nuk janë kërkesa logjike. Nga sot, Kieza nuk është më në axhendën e Beshiktashit”, tha ai për mediat turke,.

Nuk ka vonuara përgjigja e menaxherit të futbollistit, Fali Ramadani, i cili ka folur për “Sky Sport”. “Nuk kam negociuar kurrë me Beshiktashin për Kiezën”, ishin fjalët e tij, duke përgënjeshtruar pjesën e deklaratës së drejtuesit turk, por jo të kërkesave të futbollistit.

Ky i fundit ndërkohë mbetet në pritje për të mësuar për të ardhmen e tij. Ai i është propozuar shumë klubeve në Itali dhe jashtë, por deri tani, asnjëri nuk ka hedhur hapin vendimtar për të firmosur me futbollistin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat