Rei Manaj habit pas ndeshjes së parë në kampionat: Nuk e di nëse do qëndroj

Futboll

Rei Manaj habit pas ndeshjes së parë në kampionat: Nuk e di nëse do qëndroj

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 23:14
Rei Manaj në veprim

Rei Manaj mendohej se do të vazhdonte karrierën edhe në këtë sezon në radhët e Sivasporit në Turqi. Por për çudinë e të gjithëve, në mbyllje të ndeshjes së javës së parë të kampionatit turk ndaj Trabzonspor, sulmuesi shqiptar ka rihapur çdo diskutim.

Pas barazimit 0-0 ai është shfaqur para kamerave dhe pasi ka komentuar ndeshjen, ka deklaruar se çdo diskutim për të ardhmen e tij ishte ende i hapur dhe ai mund të largohej.

“Ne luajtëm një ndeshje shumë të mirë, kishim 7-8 raste shënimi. Trabzonspori është një ekip i madh. Ata luajnë gjithmonë për kreun e kampionatit. Ne e respektuam shumë kundërshtarin dhe e mbyllëm me një barazim 0-0. Ishte një rezultat i drejtë dhe tani të shohim për ndeshjen e radhës.

E ardhmja? Jam takuar me klubin për procesin e transferimeve. Gjërat janë ende në zhvillim.

Nuk e di nëse do të qëndroj apo nëse do të largohem. Mua më pëlqen shumë Sivas, më kanë trajtuar gjithmonë mirë këtu. Nëse është e mundur për mua të vazhdoj, padyshim që do ta bëj këtë”, tha Manaj pas përfundimit të ndeshjes, duke hapur edhe një herë diskutimet për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat