Media italiane: Zhegrova është gati nëse largohet Dybala

Futboll

Media italiane: Zhegrova është gati nëse largohet Dybala

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 09:51
Edon Zhegrova

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova duket se është afër të bëjë hapin e madh në karrierën e tij.

Reprezentuesi kosovar i Lilles sipas medieve italiane, shihet lojtar ideal për të zëvendësuar sulmuesin argjentinas Paulo Dybala-n te Roma.

‘Corriere della Sera’ të hënën raporton se një nga alternativat për të zëvendësuar Dybala-n është sulmuesi kosovar Edon Zhegrova i Lillës.

“Zhegrova është gati nëse Dybala zgjedh Arabinë”, shkruan ‘Corriere della Sera’.

Ndryshe, Zhegrova prej kohësh është cak i edhe disa skuadrave tjera evropiane përfshirë edhe dy gjigantët italian, AC Milan dhe Juventus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat