Rinor Iseni është larguar nga GFK Kumanova.
Mbrojtësi kumanovar ka njoftuar se më nuk është pjesë e kësaj skuadre, që sezonin e kaluar u shpall kampion i Ligës së Tretë-Veri, por që në balotazh u mposht nga Pobeda.
Ndërkohë, sot FK BvK ka publikuar lajmin se Iseni është pjesë e tyre.
Iseni te BvK ka gjetur ishbashkëlojtarët e tij si Sami Alili, Alajdin Alili, Kushtrim Dauti dhe bashkëlojtarin e tij Besim Mustafi.
BvK me përforcimet e fundit pretendon kreun e tabelës në Ligën e Tretë-Veri.