Tirana kërkon revanshin

Futboll

Tirana kërkon revanshin

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 14:43
Pamje nga një ndeshje

Tirana nuk do ta ketë të lehtë në Laç. Jo vetëm se përballë do të ketë një skuadër që gjithmonë në fushën e saj është shumë e fortë, por edhe pse në çdo ndeshje i hap probleme çdo lloj ekipi.

Në fakt, në sezonin e fundit, Tirana nuk ka mundur dot që të fitojë me Laçin në katër sfidat që ka luajtur.

Fitorja e fundit e Tiranës shënon në 21 maj 2023. Kampionatin e shkuar kurbinasit kanë fituar dy takime dhe kanë barazuar dy të tjera me ekipin e Tiranës. Golaverazhi është 7-3. Madje, humbja me Laçin 0-3 në “Selman Stërmasi”, solli shkarkimin e Orges Shehi nga ekipi.

Histori tjetër ka qenë në sezonin 2022-2023. Atë kampionat dominonte Tirana. Në katër sfida ka marrë tre fitore dhe një barazim. Bardheblutë kishin golaverashin 11-7, pra çdo takimi është mbyllur me të paktën tre gola të shënuar. Në sezonin kur bardheblutë dolën kampionë 2021-2022, situata ka qenë e balancuar, me një persi golash të shënuar të Tiranës, në 6-3, por fitoret janë nga dy secila skuadër.

Thjesht tani të shohim se si do të jetë sezoni i ri dhe cila do të jetë skuadra që do të fitojë takimin e parë, gjithmonë nëse do të ketë fitues. Si Tirana dhe Laçi kërkojnë që ta nisin mbarë kampionatin në 19 gusht në Kurbin

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat