Atalanta synon befasinë ndaj Realit

Futboll

Atalanta synon befasinë ndaj Realit

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 19:21
Gasperini

Gjithçka është gati, në prag të finales së Superkupës së Europës, Real Madrid-Atalanta, që do të luhet nesër në Varshavë.

Atalanta, fituesja e Europa League, do të sfidojë skuadrën e Ancelottit, që ngriti në qiell Champions Leaguen e fundit. Një sfidë e rëndësishme për tifozët zikaltër, një mbrëmje që mund të mbetet në histori.

Fjalët e para të trajnerit Gasperini i kushtohen trajnerit të Realit, të njohurit të tij të vjetër: "Ajo që ka bërë Ancelotti është për ta parë të gjithë, ai është një referencë për të gjithë trajnerët në botë, ai përfaqëson trajnerin fitues. Ne e njohim njëri-tjetrin.

Për një kohë të gjatë, ndoqëm një kurs në Coverciano së bashku, ai ishte duke trajnuar Juventusin kur unë drejtoja Primavera-n, e jona është një marrëdhënie me respekt të madh, është mirë të gjejmë veten në një finale evropiane shumë prestigjioze, ai sigurisht që është mësuar më shumë”, tha trajneri i Atalantës.

"Atalanta në vështirësi? Jo. Atalanta vjen për të luajtur një ndeshje me prestigj të pabesueshëm me entuziazmin e tyre të zakonshëm dhe dëshirën për të mahnitur.

Është një ndeshje shumë e vështirë, por ne do të vendosim të gjithë lojën dhe krenarinë tonë në fushë për të bërë një ndeshej të madhe”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat