Ish kapiteni i Shkupit përforcon Prishtinën e Re 

Futboll

Ish kapiteni i Shkupit përforcon Prishtinën e Re 

Nga: K.G. Më: 13 gusht 2024 Në ora: 23:45
Fatih Ismaili - majtas

Prishtina e Re po ngjeshë radhët e saja me lojtarë cilësorë dhe duket se është e gatshme për edicionin e ri.

Futbollisti Fatih Ismaili ka përforcuar skuadrën e Prishtinës së Re. 

Ky përforcim vlerësohet si adekuat për skuadrën që synon hyrjen në elitën e futbollit të Kosovës.

“Ish kapiteni kampion i FC Shkupi, qendërmbrojtësi, Fatih Ismaili përforcon ekipin tonë.

Fatihi ka bërë një karrierë shumë të bujshme në elitën e futbollit të Maçedonisë së Veriut, duke e udhëhequr FC Shkupi drejt titullit kampion, ndërsa ishte edhe pjesë e Rabotniçki dhe Voska Sport, si dhe  ishte edhe pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut.

Për herë të parë vjen në Kosovë, pikërisht te Prishtina e Re për të bërë historinë dhe për të treguar lavdin edhe në nivelet më të larta.
Fatihi do ti jap shumë vlerë, siguri e përvojë repartit të mbrojtjes”
, njofton KF Prishtina e Re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat