Tirana do të luajë ndaj Laçit sfidën e parë të Superiores. Një takim shumë i rëndësishëm, me ekipet që do të përballen mes tyre ditën e hënë në orën 17:00.
Bardheblutë e nisin këtë sezon në transfetë, me Bledi Shkëmbin që do të synojë fitoren ndaj vendasve për të thyer “tabu”. Në fakt Laçi është “tersi” i kryeqytetasve.
Në sezonin e kaluar, Tirana nuk ia ka dalë të fitojë asnjë ndeshje ndaj Laçit. Kurbinasit ia dolën të sigurojnë 8 pikë ndaj bardhe lutë, pasi siguruan dy fitore dhe dy barazime.
Këtë sezon Shkëmbi do të synojë të ndryshojë rrjedhën e statistikave dhe të çojë gjtihçka në favor të ekipit të tij. Fitorja e fundit e Tiranës ndaj Laçit është më 21 maj të vitit 2023.