Davies nuk e ka bërë aspak më të lehtë

Futboll

Davies nuk e ka bërë aspak më të lehtë

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 12:53
Davies

Real Madridi, drejtuesit e tij, mbeten të vendosur në idenë e mbylljes së merkatos së kësaj vere në ardhje. Nuk ka asnjë debat për këtë sado të flitet apo spekulohet nga mediat dhe fansat. Presidenti Florentino Perez vlerëson dhe beson se skuadra është mjaft e aftë për të performuar, nuk duhet ta kompensojë as humbjen e Nacho në qendër të mbrojtjes. Kjo nuk do të thotë që emrat të mos vazhdojnë të shfaqen ditë pas dite. Një nga më të përsëriturit është ai i Alphonso Davies dhe “lufta” e tij e brendshme me Bayer Munich.

E vërteta është se kanadezi është përfolur që në tetorin e kaluar dhe premisa kryesore për lidhjen me Real Madridin po plotësohet deri në germë. Ai nuk ka rinovuar dhe vazhdon të shfaqet i fortë përballë presionit të Bayernit, një klub që nuk ka kontaktuar kurrë me Real Madridin për të hapur një rrugë negociatash. As anasjelltas.

Rinovimi i Ferland Mendy ka ndalur nevojën për të bardhët rreth kanadezit, por kjo nuk do të thotë se Real Madridi ka reshtur së pari mbrojtësin e krahut si një futbollist interesant, por për sezonin 2025-2026. Përfaqësuesit e mbrojtësit e dinë që në ditën e parë se emri i tij u lidh me Real Madridin vetëm me një kusht: të mos rinovonte kontratën me bavarezët. Pra, të merrej falas, sikurse ndodhi në fakt edhe me Kylian Mbappe kësaj vere.

Ajo që Real Madridi nuk do të bëjë është oferta për Davies. Ai konsiderohet ende një futbollist i rëndësishëm, por tani gjithçka varet nga përfundimi i kontratës së tij më 30 qershor 2025. Nëse Bayerni vendos të kërkojë një blerës këtë verë për shkak të refuzimit të mbrojtësit të krahut për të rinovuar, nuk duket se do ta gjejnë atë te Real Madridi. Klubi i bardhë, përveç ndonjë kthese të papritur në treg, ka vendosur të presë. Mendy dhe Fran García do të zënë anën e majtë të mbrojtjes madrilene.

Agjenti i Davies nuk e ka bërë aspak më të lehtë kanalizimin dhe ridrejtimin e operacionit përballë rrjedhjeve të tepërta që u shfaqën gjatë sezonit të kaluar. Shumë zhurmë prej muajsh, diçka që nuk iu ka pëlqyer drejtuesve në Valdebebas.

Flitet për shifra, për oferta të refuzuara, por Real Madridi nuk ka bërë asnjë afrim me Bayernin, siç tregojnë për “Marca” zëra të autorizuar nga “Los Blancos”. Të thuash me gati tri javë të mbetura se merkato e të bardhëve ka përfunduar është shumë e rrezikshme, pavarësisht asaj që kanë konfirmuar drejtuesit dhe vetë Ancelotti.

Qasja me Davies është e vendosur dhe kanadezi e di se e ardhmja e tij e mundshme si “Los Blancos” përfshin mos rinovimin me bavarezët dhe pritjen deri verën e vitit 2025. Mbappé do të bëhet referenca në merkaton e Real Madridit për shkak të pritjes dhe korrjes së frytit. Ndërkohë, Bayerni do të vazhdojë të insistojë për rinovimin e kontratës së kanadezit, duke mos lejuar që ai të largohet falas verën e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat