Carvajal për shokun e skuadrës: Besoj se do të na ndihmojë shumë

Futboll

Carvajal për shokun e skuadrës: Besoj se do të na ndihmojë shumë

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 15:12
Carvajal

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal mirëpriti Kylian Mbappe në Santiago Bernabeu teksa zbuloi se francezi e bëri atë të “vuajë” në të kaluarën.

Mbappe ka të ngjarë të bëjë debutimin e tij në Real Madrid mbrëmjen e sotme, pasi fituesit në fuqi të Champions League dhe La Liga-s do të përballen me kampionët e Europa League, Atalanta, në Superkupën e Europës në Varshavë.

Përpara paraqitjes së tij të parë për Los Blancos, 25-vjeçari mori një pritje të ngrohtë nga shoku i tij i ri i ekipit Carvajal, i cili pranoi se kapiteni i Francës e ka bërë atë të “vuajë” në të kaluarën.

Dyshja janë përballur ballë për ballë në shumë raste në të kaluarën e afërt në fazat e eliminimit direkt të Champions-it, si dhe në ndeshjet e grupeve.

Ata gjithashtu duhej të përballeshin me njëri-tjetrin në gjysmëfinalen e Euro 2024 pasi Spanja u përball me Francën, megjithatë, Carvajal nuk luajti për shkak skualifikimi.

Duke folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Atalanta-n, mbrojtësi i djathtë spanjoll tha: “Kam vuajtur kundër tij (Kylian Mbappe) në të kaluarën dhe jam i sigurt se ai do të na ndihmojë shumë”.

Pas ndeshjes së Superkupës së Europës, skuadra e Carlo Ancelotti-t do të kthehet në fushë për ndeshjen e parë të La Liga-s 2024/25 të dielën kundër Mallorca-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat