Harry Kane është gati për sezonin e ri me Bayernin, por këtë herë synon të fitojë trofe, pas një viti për tu harruar.
Bomberi anglez, duke folur për “Bild”, e bëri të qartë se dëshiron t’i ndihmojë bavarezët të kthejnë menjëherë trendin negativ.
“Dua të vazhdoj të shënoj gola dhe të ndihmoj ekipin. Një gjë është e qartë: ne duhet ta kthejmë Bayernin në rrugët e fitoreve. Jam shumë i emocionuar të shoh se si do të shkojë me trajnerin e ri, si do të luajmë.
Do të kemi shumë raste për të shënuar, kjo është mënyra perfekte për të luajtur, siç e shoh unë.
Padyshim që do të ketë më shumë punë, e vura re që në 10 minutat e para kundër Tottenhamit. Ishin 10 minuta shumë të vështira, por më pëlqen ky intensitet, më pëlqen ta fitoj topin sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Kane.