Manchester United dhe Chelsea kanë një objektiv të përbashkët në merkato:
Sulmuesin e Brentfordit, Ivan Toney.
Pas rikthimit nga dënimi për shkak të basteve, të shumta kanë qenë skuadrat që kanë shfaqur interesim për të. Arsenal, Tottenham, West ham, Chelsea dhe United janë klubet që kanë shfaqur interes.
Brentford ndërkohë kërkon jo më pak se 60 milionë paund. Gjithsesi United dhe Chelsea janë të gatshme që ta marrin këtë verë në formë huazimi dhe më pas ta kenë të detyruar blerjen e kartonit të tij.
Kontrata e Toney skadon në verën e ardhshme, ndaj dhe Brentford duhet ta shesë brenda këtyre javëve, pasi ndryshe do ta humbasë me parametra zero në sezonin e ardhshëm.