Muçolli ka pësuar lëndim të rëndë

Futboll

Muçolli ka pësuar lëndim të rëndë

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 19:17
Arbnor Muçolli,

Sulmuesi i krahut, Arbnor Muçolli, ka pësuar lëndim të rëndë në gju, gjë që u njoftua nga Goteborg që bën gara në elitën e futbollit të Suedisë.

Ky lëndim i rëndë i ligamentit të gjurit, do të bëjë që Muçolli të mungojë për kohë të gjatë.

Ai u lëndua në barazimin pa gola të Goteborgut me Varnamon në vikendin e kaluar.

“Arbnor Muçolli ka lënduar ligamentin dhe do të jetë jashtë fushës për kohë të gjatë”, ka shkruar klubi suedez.

Muçolli në edicionin aktual të elitës së futbollit suedez ka shënuar dy gola në 13 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat