Skuadra angleze Brighton e ka aktivizuar klauzolën e lirimit prej mbi 46 milionë eurosh për kontratën e Georginio Rutter të Leedsit.
Leeds nënshkroi me Rutterin në janar të vitit të kaluar një kontratë pesëvjeçare e gjysmë nga Hoffenheim për një marrëveshje rekord të klubit, e cila mund të shkojë deri në mbi 40 milionë euro.
Rutter shënoi tetë gola dhe bëri 16 asistime në 51 paraqitje në të gjitha ndeshjet sezonin e kaluar.
22-vjeçari pati një asist në barazimin 3-3 të Leeds me Portsmouth në hapje të sezonit të Championship përpara se të aktivizohej nga banka rezervë të mërkurën në mbrëmje në humbjen 3-0 në Carabao Cup ndaj Middlesbrough, shkruan Sky News.