Tri skuadra shqiptare kërkojnë përmbysjen në Europë

Futboll

Tri skuadra shqiptare kërkojnë përmbysjen në Europë

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Tre klube shqiptare, pikërisht kampionia e Kosovës, Ballkani, Drita e Gjilanit, si dhe kampionia e Malit të Zi, Deçiçi i Tuzit, do të luajnë sot ndeshjet e kthimit në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Padyshim të tria skuadrat zbresin në fushë pas humbjeve minimale, 1-0, në ndeshjet e luajtura para një jave. Ballkani i ilir Dajës u mund në shtëpi nga irlandezët e Larne, por sot do të kërkojnë përmbysjen për të siguruar kualifikimi në “play off”.

Drita e Gjilanit beson te fitorja dhe kualifikimi ndaj Audës, ndonëse u mundën 1-0 në Letoni.

Deçiçi ka shpresa për kualifikimin historik në raundin “play off” të Ligës së Konferencës, por për ta arritur këtë duhet të përmbysë disavantazhin 1-0 të ndeshjes së parë në transfertë ndaj HJK Helsinki.

Kualifikimi në raundin “play off” të Ligës së Konferencës do të ishte i treti radhazi për Ballkanin e Ilir Dajës, ndërsa Drita dhe Deçiç do ta kenë për herë të parë kalimin në këtë raund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat