Te Kukësi tashmë ka nisur një epokë e re, ku verilindorët tashmë kanë drejtues të rinj. Këto të fundit kanë nisur mënjëherë nga puna për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri, ku do të luajnë në Kategorinë e Parë.
Ky është viti më i vështirë i verilindorëve, të cilët deri më tani kan ëpatur vetëm largime të lojtarëve kryesorë.
Por siç duket tashmë ka nisur edhe afrimet e para.
Në fakt klubi ka vendosur t’u besojë lojtarëve të rinj që vijnë nga akademia. Kështu 4 futbollistë janë bërë pjesë e skuadrës së parë të Kukësit.
Enton Nova, Darling peposhi, Ronaldo Gjoshi dhe Ilgi Culaj janë pjesë e Kukësit sipas transfermarket, teksa kanë kaluar nag U-21 te ekipi i parë. Nova është portirer, ndërsa Peposhi luan si mesfushor, ndërkohë Gjoshi luan si mbrojtës i djathtë, kurse Culaj luan në qendër të prapvijës.