Valbona rinovon me 4 futbollistë

Futboll

Valbona rinovon me 4 futbollistë

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 11:53
Valbona

Valbona është aktualisht pa një trajner, pasi Rraman Hallaçi dhe klubi kanë ndarë rrugët mes tyre.

Por pavarësisht kësaj drejtuesit kanë lëvizur në merkato, teksa kanë vendosur të “blindojnë” disa nga titullarët e sezonit të kaluar.

Kështu nga mbrojtja në sulm, janë 4 lojtarë që do të vazhdojnë të qëndrojë në Tropojë, të paktën edhe për një sezon tjetër.

Ka rinovuar kontratën kapiteni i skuadrës, Agustin Mashi, i cili luan në mbrojtje.

Në këtë repart kanë rinovuar kontratën edhe dy futbollistë të tjerë.

Bëhet fjalë për Alvaro Farruku edhe Frenki Lamçe. Ndërkohë sulmi edhe për një sezon tjetër i është besuar sulmuesit Jeton Krasniqi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në rrjetet sociale, ndërsa u uron suksese të 4 lojtarëve në sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Kujtojmë se të 4 lojtarët ishin lider të padiskutueshëm të Valbonës në ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe në këto kushte klubi ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat