Chelsea bind Napolin, për Osimhen ofron Lukakun

Futboll

Chelsea bind Napolin, për Osimhen ofron Lukakun

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 11:57
Viktor Osimhen

Chelsea bind Napolin, për Osimhen ofron Lukakun!

Aksi Napoli-Londër është më i nxehtë se kurrë. Edhe pse Viktor Osimhen preferonte të transferohej në Paris mësohet se në orët e fundit destinacioni i nigerianit mund të jetë “Stamford Bridge”.

Tabloidët në ishull janë të bindur se Chesela ka “Asët” nën mëngë për të mposhtur PSG-në në këtë garë.

Sipas medieve në Angli skuadra e Mareskës është gati të ofrojë në këmbim të Osimhen, Romelu Lukakun, Çezare Kazadein dhe plot 39 mln stërlina (45.50 mln euro).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat