Kosova e Dusseldorfit synon të debutojë me rezultat të favorshëm në Landesliga.
Gjatë fundjavës, të dielën, Kosova është mysafirë e SC Kapellen-Erft.
Përballje e vështirë për skuadrën kuqezi në hapje të kampionatit të ri.
Ballafaqimi luhet në orën 15.30.
“Ndeshja e parë e klubit në histori në Landesliga! Këtë të diele ekipi ynë zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të Landesliga dhe si kundërshtarë ka SC Kapellen-Erft i cili sezonin e fundit si pjesë e Landesliga përfundoi në vendin e 3-të.
Ne ju presim në hapje të sezonit ku jemi si mysafirë në Jupp-Breuer-Stadium, të përkrahni ekipin si gjithmonë”, njofton FC Kosova Dusseldorf.