Protestuesit përplasen me sportistët që i sollën medalje Shqipërisë

Futboll

Protestuesit përplasen me sportistët që i sollën medalje Shqipërisë

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 14:27
Sportistët

Sait Prizreni, president i Federatës së Mundjes, Chermen Valiev e Islam Dudaev, mundësit që i dhanë medalje olimpike Shqipërisë, dhe Zelimkhan Abakarov po mundës, si dhe trajnerët Ermal Kryeziu dhe Leonard Çakmashi kanë realizuar një foto para banerit të shpalosur te godina e Bashkisë për mbështetjen e Shqipërisë në Lojërat Olimpike.

Por gjatë tubimit të radhës së opozitës, disa protestues të PD-së, janë përplasur dhe kanë larguar nga ambientet para Bashkisë, medalistët e Parisit .

Siç duket edhe në pamje, protestuesit largojnë medalistët olimpikë, ndërsa protagonist në video është edhe Sali Lusha. Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha dëgjohet duke bërtitur.

‘I ka çu ai plehra… i ka çu… i përdorin…!’- dëgjohet të thotë Sali Lusha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat