Përsa i përket formacionit, anti-Laçi, Gentian Selmani do të jetë portieri i parë. Nga krahu i djathtë ku vjet kishte probleme, Arhan ka hipotekuar fanellën e titullarit.
Në qendër Dembele, Mici, Kola luajnë për dy fanella. Gjithsesi, francezi dhe Mici nisen favoritë në këtë lojë. Majtas Përgjoni nuk diskutohet që nga minuta e parë, duke venitur Ismailin që shpreson për të qenë në ekipin e parë, por kosovari do të jetë titullar, pasi kapiteni është i dëmtuar.
Në mesfushë Jonuzi është i salduar ashtu si spanjolli Soler dhe Meta. Marku është aty, ashtu si Tola e ndonjë tjetër. Reparti me më shumë konkurrencë. Haxhiu, Zharmuni, Prengaj Abah, Bajroviç, Ndreca, pa llogaritur afrime apo të rinjtë.
Një 4-3-3 klasik, rrezikon që Haxhiu të jetë rezervë, me Abah të qenit titullar. Prengaj dhe Zharmuni me shumë mundësi do të jenë nga minuta e parë.