Drita me dy ish të Superiores në sulm në ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës!

Futboll

Drita me dy ish të Superiores në sulm në ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës!

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 19:35
Formacionet

Drita me dy ish të Superiores në sulm në ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës!

Skuadra e Dritës luan sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë shanset e saj pwr të kaluar në play-off të Ligës së Konferencës.

Ekipi i drejtuar nga Zekerija Ramadani ka humbur ndeshjen e parë në transfertë përballë Auda të Letonisë, por humbja ka qenë minimale, me shifrat 1-0, ndaj lë hapësira për të tentuar përmbysjen në Kosovë.

Me këtë objektiv në mendje, pritet që Drita të bëjë lojë sulmuese sot, teksa ia ka besuar repartin e avancuar nga minuta e parë dy emrave që kanë luajtur më parë në Superiore, Blerim Krasniqit dhe Veton Tushës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat